Qeveria miraton vendimin, patentat shqiptare njihen zyrtarisht në Itali

Gjatë mbledhjes së sotme, qeveria ka miratuar vendimin për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Italinë me qëllim konvertimi.

Vendimi vjen pas vizitës që Edi Rama zhvilloi një ditë më parë në Itali.

“Miratimin në parim të marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Italisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi, miratuar me vendimin nr.209, datë 29.3.2021, të këshillit të ministrave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi, miratuar me vendimin nr.209, datë 29.3.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” thuhet në vendimin e marrë sot./albeu.com

 

 


Shtuar 18.11.2021 21:19