“Qesh ti se të merr Lindita në zyrë”, debate të forta në Kuvend, Nikolla-Bardhit: Ti nuk rri te vrima e çelësit

Debate të fort aka pasur në Kuvend në lidhje me kreun e Grupit Parlamentar të PD.

Gazment Bardhi e ka cilësuar një komplot shkresën e PD që lexoi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ku njoftohej se Flutura Açka ishte kryetarja e grupit parlamentar.

Ai u shpreh kundër me tone të ashpra, ndërsa pohoi se nuk po diskutohej për kreun e grupit të PS-së. Ndërkohë, Nikolla tha se nuk i merrte leje se kujt ia jepte fjalën apo se si do të procedohej në Kuvend.

DEBATI

Bardhi-Çuçit: Qesh ti (Çuçi) se të merr Lindita në zyrë dhe vendos kryetarin e grupit të PD

Bardhi: Gënjyet kur thatë se po prisni opinion e zyrës juridike të Kuvendit.

Nikolla-Bardhit: Ju nuk rrini te vrima e çelësit të zyrës time të dini më kë flas unë

Bardhi-Nikolla: Nuk mund të thërrisni lloj lloj deputeti që ju vjen në zyrë me lloj -lloj zari që ju vjen nga pas

 


Shtuar 14.09.2023 13:16