Qëndroi prej ditësh në grevë, banori transportohet me urgjencë drejt spitalit

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një prej grevistëve të ngujuar në fshatin Lumas të Kuçovës, në mbrojtje të burimit të Sinecit.

Dashnor Subashi është një prej banorëve të Lumasit, i cili prej ditësh ka qëndruar në grevë urie, derisa ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit.

Më pas Subashi është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Kujtojmë se prej disa muajsh banorët e fshatit Lumas janë ngritur në protestë kundër marrjes dhe shfrytëzimit të burimit të Sienecit.

Më herët ata janë shprehur se do të vijojnë të qëndrojnë në greve, duke kërkuar që firma të ndalojë punimet./albeu.com/


Shtuar 10.08.2021 12:50