8 persona janë plagosur me armë zjarri në një lavazh makinash në Texas. Gjatë një debate, njëri nga personat është larguar dhe është kthyer me armë duke hapur zjarr.
Kur policia mbërriti në vendngjarje gjeti 8 persona të plagosur. Shumica e të plagosurve besohet të kenë qenë kalimtarë të rastit që nuk kishin lidhje me sherrin fillestar.
Të gjithë janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndruseshme shëndetësore.
Gjithashtu një vajzë e re është përplasur nga një makinë ndërsa po largohej nga zona, sipas policisë.
Deri më tani autori nuk është arrestuar, ndërsa kërkimet dhe hetimet po vijojnë./albeu.com