Qarqet ku kanë mbetur edhe pak qendra votimi për t’u numëruar

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit.

Në qarkun e Tiranës, procesi i numërimit të votave është ndërprerë në të gjitha KZAZ-të dhe pritet të rinisë në orën 08:00.

Ky proces është ndërprerë gjatë natës për shkak të lodhjes së numëruesve.

Ndërkohë pritet të mbyllet edhe numërimi në qarkun e Beratit dhe mësohet se kanë mbetur për t’u numëruar edhe 11 qendra votimi.

Edhe qarku Shkodër është drejt fundit, pasi pritet të numërohen edhe 18 qendra votimi.

Në këtë qark nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të mandateve dhe sipas rezultateve të deritanishme, PD merr 5 mandate, 3 PS, 2 PSD dhe 1 LSI.

Në Krujë janë numëruar 38 kuti votimi nga 92 në total dhe procesi po vijon normalisht.

Procesi është drejt përfundimit edhe në qarkun e Elbasanit, pasi edhe 8 kutitë e fundit për t’u numëruar në këtë qark.


Shtuar 27.04.2021 07:23