Kur janë numëruar mbi 98.3% e votave, në këtë qark kryesojnë socialistët me 48.9 % të votave, e ndërsa PD me 40.8%. Pritshmëritë e LSI në këtë qark kanë qenë të mëdha, por deri më tani ajo ka marrë 6.9% të votave.
Projeksioni i mandateve deri tani është 6 për Partinë Socialiste dhe 5 për Partinë Demokratike.
Nga qarku i Korçës, Bashkia e Pusteci ishte e para e cila mbylli procesin e numërimit.
Në Qarkun e Korçës procesi i numërimit është drejt fundit teksa kanë mbetur edhe 7 qendra votimi për t’u numëruar. /albeu.com/