Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës Sauli Niinistö, pasi ky i fundit është shprehur se vendi i tij do të dorëzojë një kërkesë për anëtarësim në NATO.
Në bisedë, Putin e ka paralajmëruar presidentin finlandez se braktisja e statusit neutral do të ishte një gabim.
Sipas Rusisë, ndryshimi do të dëmtonte marrëdhëniet midis dy vendeve të cilat për shumë vite janë ndërtuar në frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të partneritetit dhe kanë qenë të dobishme reciproke.
Moska e përshkroi bisedën si “një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh”./albeu.com