Putin për luftën në Izrael: Rezultat i dështimit të politikës amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur keqardhjen e tij për përkeqësimin e situatës në Izrael të martën dhe e cilëson situatën një shembull të qartë të dështimit të politikës amerikane në Lindjen e Mesme.

“Dhe kriza ukrainase vazhdon dhe, për fat të keq, ne shohim një përkeqësim të mprehtë të situatës në Lindjen e Mesme. Mendoj se shumë do të pajtohen me mua se ky është një shembull i qartë i dështimit të politikës së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, të cilat u përpoqën të monopolizonin zgjidhjen, por, për fat të keq, nuk u munduan të gjenin kompromise të pranueshme për të dyja palët. Në vend të kësaj, ata parashtruan idetë e tyre se si duhet bërë kjo dhe ushtron presion mbi të dyja palët ”, tha Putin.

“Ata u bënë presion të dyja palëve, herë njërës, herë tjetrës, por çdo herë pa marrë parasysh interesat themelore të popullit palestinez. E kam fjalën, para së gjithash, nevojën për të zbatuar vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për krijimin e një shteti të pavarur sovran palestinez ”, shtoi presidenti rus. /Albeu.com


Shtuar 10.10.2023 14:39