Putin nuk zgjedh viktimat, pas fëmijëve e grave, në shenjestër tani edhe gazetarët

Gazetari amerikane sot në orët e pasdites u qëllua për vdekje nga plumbat e forcave të diktorit rus Putin.

Korrespondenti 51-vjeçar i New York Times, Brent Renaud, u qëllua për vdekje në Irpen sot. Një tjetër gazetar ka mbetur i plagosur. Tani ata po përpiqen ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit.

Sipas policisë, dy kolegë të tij janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Danylo Shapovalov, një mjek i angazhuar me forcat ukrainase që u kujdesën për viktimat, saktëson se njëri nga dy të plagosurit do të ishte një civil ukrainas, ndoshta fiksuesi i tyre. Ata u goditën teksa udhëtonin me makinën e ukrainasit në Irpin, në periferi të Kievit, ku u zhvilluan përleshje të dhunshme.

Shefi i policisë së rajonit të Kievit, Ndrei Nebitov e ndau këtë lajm të hidhur në Facebook. “Një korrespondent i shtypit me famë botërore 51-vjeçare është qëlluar për vdekje sot në Irpin”, shkruan ai.

Diktatori rus Putin nuk zgjedh viktimat, pas fëmijëve e grave, në shenjestër tani edhe gazetarët!…

Para vrasje se kolegut amerikan New York Times, gazetari zviceran ditë më parë ishte viktimë e terrorit rus në Ukrainë. Ai rrihet dhe plaçkitet nga ushtarët e Putinit. Bëhet fjalë për Guillaume Briquet të Gjenevës të cilit i zhduken pasaportën, pajisjet fotografike duke ja vjedhur edhe 3000 euro forcat ruse në Ukrainë. Diktatori rus Putin nuk zgjedh viktimat, pas fëmijëve e grave, në shenjestër tani edhe gazetarët!…, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch.


Shtuar 13.03.2022 15:46