Portieri i FCSG Zigi është në zi është shfaqur i pikëlluar nga vdekja e futbollistit Raphael Dwamena.
Menjëherë paspërfundimit të ndeshjes së ekipit të tij, portieri i St. Gallen, Laurence Ati Zigi (26 vjeç) qëndroi në qendër të fushës duke qarë, teksa shokët e skuadrës e ngushëlluan.
“Kam humbur mikun tim më të mirë, jam tepër i trishtuar”, tha portieri i kombëtares ganeze pas ndeshjes në zonën mikse.
Poshtë fanellës, portieri Zigi kishte veshur një bluzë me mbishkrimin: “Pusho në paqe, Rafael”.
“Të dy e kanë njohur njëri-tjetrin që kur ishin të vegjël, ata erdhën në ‘Red Bull Academy’ për stërvitje së bashku”, tha trajneri i FCSG Peter Zeidler.