Punojnë me grep dhe shtiza për të mbijetuar/ Të moshuarat në Berat kërkojnë rritje të pensionit: Paratë që marrim s’na dalin as për të kaluar muajin

Nezajete Llangozi 68-vjeçe dhe Sheribane Mahmutaj 82-vjeçe, janë dy pensioniste nga lagjia “30-Vjetori” në qytetin e Beratit, të cilat punojnë çdo ditë me grep e shtiza për të fituar të ardhura, pasi me rritjen e çmimeve pensioni që marrin nuk u del as për të kaluar muajin.

“Meqenese pensioni nuk na del tani në këtë moshë i jemi future kësaj pune dhe themi që ushqehemi. Une jetoj vetëm. Më tepër vijmë nga zona e fshatit dhe shumë pak nga qyteti dhe pëlqejnë më shumë çorapet fanellat dhe punën e dorës”, shorehet Nazajete.

Të vendosura në hyrjet e pallateve ku jetojnë, ato qëndrojnë me orë të tëra duke punuar me shpresën që të shitet diçka në ditë, për të siguruar të ardhura.

“E mira eshte qe ne te na rritet pensioni dhe mos te mundohemi. Po të ecën shitjet shkon deri 100 mijë lekshi në muaj”, thotë zonja Llangozi.

“Punoj shumë por me raste shes, sepse nuk ka punë përditë se po të kishte përditë do fitoja“, thotë Sheribane Mahmitaj.

Qeveria ka nisur diksutimin për një reformë të re për pensionet, por skema e re ende nuk është bërë publike.