Ditën e sotme, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një vodeo të publikuar në llogarinë e tij personale në “Facebook”, demaskon kryeministrin Edi Rama, për deklaratën e tij se Inceneratori i Elbasanit nuk është aferë korruptive.
Berisha solli në vëmendje dëshminë e Ramës në Komisioni e Posaçëm Hetimor Parlamentar për çështjen e incineratorëve, teksa në komision kryeministri pati deklaruar se aty nuk ka korrupsion.
Bashkangjitur videos me mohimin e së vërtesës mbi incineratorin e Elbasanit nga Rama, kryedemokrati Sali Berisha, shkruan se djegësi u vendos në punë vetëm dy javë.