Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin e certifikatës së vaksinimit apo testimit në institucionet arsimore.
Sipas këtij urdhri, çdo punonjës i këtyre institucioneve e ka të detyruar të paraqesë certifikatë apo kartë vaksinimi, ose në rast të kundërt duhet të testohen çdo javë.
Ndërkohë studentët në rast se nuk bëjnë vaksinimin mund të vijojë me mësimin alternativ.
“Personeli i institucioneve arsimore dhe studentët si një ndër kategoritë e përfshira në pikën 1 të këtij urdhri duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës dhe studentët pranë zyrave të përcaktuara në IAL përkatëse certifikatën e vaksinimit Covid-19 nga e-albania apo kartën e vaksinimit.
Për punuesit e institucioneve arsimore që nuk paraqesin certifikatën e vaksinimit Covid 19 apo kartën e vaksinimit do të kërkohet paraqitja çdo javë e testit PCR të kryer sipas procedurës për kryerjen e testeve për efekte administrative për të verifikuar që nuk janë mbartës.
Për studentët që nuk paraqesin certifikatën e vaksinimit ose kartën e vaksinimit drejtuesit e institucioneve të Arsimit Universitar të marrin masa për ofrimin e studimit në platforma alternative”, thuhet ne urdher./albeu.com