“Buckingham Palace” ka publikuar ditën e sotme, foton e parë zyrtare të mbretit Charles III.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Camilla, së bashku me trashëgimtarin e fronit William dhe Princeshën e Uellsit Kate, Charls shfaqet me një qëndrim të relaksuar, me dorën e majtë në xhepin e xhaketës dhe me krahun e djathtë duke përqafuar Camillan.
Në të majtë William, duke mbajtur gruan e tij për dore. Të katër protagonistët janë veshur me të zeza, sipas diktatit të zisë, burrat me kravatën e zezë dhe të katërt janë duke buzëqeshur.
Sipas mediave fotoja u bë në Pallatin Buckingham një natë përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II përpara një pritjeje shtetërore të organizuar nga mbreti për krerët e shteteve.