Putin nënshkruan dekretin e ri, ndalon hyrjen në Rusi të kamionëve të regjistruar në BE

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret që autorizon qeverinë ruse të ndalojë disa kamionë perëndimorë të kalojnë tranzit në territorin rus, sipas U.S. News.

Dekreti lejon ndalimin e kamionëve që transportojnë mallra, dhe që janë të regjistruar në vendet që kanë aplikuar kufizime të ngjashme kundër Rusisë.

Rusia u ankua në prill se Bashkimi Evropian kishte mbyllur kufijtë për disa automjete mallrash të regjistruara në Rusi dhe Bjellorusi për shkak të sanksioneve të vendosura për luftën e saj në Ukrainë.

Sipas dekretit masat ishin ndërmarrë në përgjigje të kufizimeve “jomiqësore” nga shtetet e huaja kundër qytetarëve dhe subjekteve ruse.