Publikohen pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja” (VIDEO)

Këtë të mërkurë, janë publikuar pamjet e goditjes së grupit kriminal “Rraja”, aksion i kryer me urdhër të SPAK, që akuzohet se janë përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Gjatë operacionit u arrestuan 10 persona mes tyre Rexhep Rraja, djali i ish-ligjvënësit socialist Rrahman Rraja.

Të arrestuarit:

Rexhep Rraja, 31-vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;

Përparim Rraja, 50-vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

Gazmir Rraja, 35-vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

Agim Nina alias Lorenc Selmani, 51-vjeç, banues në Durrës;

Zamir Aliaj alias Zamir Çoku, 47-vjeç, banues në Paskuqan;

Sokol Qaja, 41-vjeç, banues në Tiranë;

Marvin Bushati alias Marvin Kopliku, 43-vjeç, banues në Tiranë;

Aldo Gjini alias Aldo Iamandi, 35-vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

Jani Çavo, 50-vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

Islam Sefa alias Islam Xaka, 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).

Sipas uniformave blu, grupi kriminal dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike kryesisht në Gjermani.

Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.

Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.

Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Rikthimi”.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcër e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike kryesisht në Gjermani.

Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

R. Rr., 31-vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;

P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

A. N. alias L. S., 51-vjeç, banues në Durrës;

Z. A. alias Z. Ç., 47-vjeç, banues në Paskuqan;

S. Q., 41-vjeç, banues në Tiranë;

M. B. alias M. K., 43-vjeç, banues në Tiranë;

A. Gj. alias A. I., 35-vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

J. Ç., 50-vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

I. S. alias I. X., 40-vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).

Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.

Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.

Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.

 


Shtuar 10.12.2025 15:34