Publikohen formacionet zyrtare, Tirana pret Bylisin për kreun, Josa lë “pushim” Balajn te Vllaznia

Në orën 16:00, Tirana pret Bylisin në “Air Albania” në sfidën e javës së 17-të të Superiores, me skuadrat që luftojnë për dy objektiva secila në krahë të ndryshëm të renditje.

Pas gabimit trashanik, që Partizani bëri duke barazuar me Kastriotin, “bardheblutë” tashmë kanë shansin ideal për t’u ngjitur në vendin e parë në renditje, me “të kuqtë” që janë vetëm 2 pikë para Tiranës. Nga ana tjetër, “ballshiotët” luftojnë në mënyrë që të dalin nga zona e ftohtë e mbijetesës.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Hila, Aleksi, Deliu, Hasani, Patrik, Xhixha.

BYLIS: Teqja, Trumçi, Damçevski, Janku, Maçolli, Ruçi, Muçollari, Abazaj, Lajthia, Kaçorri, Loran.

Ndërkaq, në stadiumin “Loro Boriçi”, të Shkodrës, Vllaznia e drejtuar nga Mirel Josa do të presë Laçin, në një përballje e cila nuk duhet humbur, pasi pas shumë kohësh futbolldashësit shkodranë do të kenë mundësi të shohin në fushën e lojës, sulmuesin e kombëtares Bekim Balaj.

Ndonëse Balaj ka nisur stërvitjen me kuqeblutë prej më shumë se 1 jave, trajneri Mirel Josa ka vendosur që ta ulë në pankinë, duke i dhënë hapësirë nga minuta e parë Kainës në majë të sulmit.

Ndërsa te Laçi bie në sy aktivizimi i Guindo përkrah Adeleke, me Mazrekajn i cili do të jetë në mbështetje të tyre.

FORMACIONET ZYRTARE:

Vllaznia: Zogoviç, Smajli, Juriç, Gurishta, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Marku, Hoxhaj, Mala, Kaina.

Laçi: Dajsinani, Duka, Velkoski, Borisiuk, Roganoviç, Manellari, Ujka, Geci, Mazrekaj, Adeleke, Guindo. /albeu.com