Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal pas publikimit të listës së pagave. Procedimi është regjistruar për ”shpërdorim detyre” dhe ”ndërhyrje në sistemet kompjuterike”
Prokuroria ka dërguar grup hetimor për veprim tek AKSHI, ISSH dhe Tatimet.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane po kryen veprimet hetimore per veprat penale te Shperdorim Detyre sipas nenit 248 te Kodit Penal dhe Nderhyrje ne sistemet kompjuterike, parashikuar nga neni 293/c I Kodit Penal, ne lidhje me rastin e bere publik ditet e fundit per shperndarjen e te dhenave sensitive te qytetareve”, thuhet në njoftim/albeu.com