Pse të gjithë po pinë lëng Aloe Vera në TikTok? Dobitë dhe efektet anësore të konsumimit të tij

Siç thotë shprehja, ne jemi ajo që hamë.

Megjithatë në Tik Tok përdoruesit po provojnë se jemi edhe ajo që pijmë. Shumë prej tyre kanë përdorur aplikacionin për të treguar për lëngun e aloe verës, një eliksir që përdoruesit pretendojnë se pastron lëkurën dhe promovon shëndetin optimal të zorrëve. Në fakt, videot që shfaqin shpikjen kanë mbledhur rreth 1.7 miliardë shikime që nga momenti i publikimit.

Një nga përdorueset e cila ka publikuar më 14 mars videon për lëngun Aloe Vera, tregon përvojën e saj një jëve e gjysmë të pirjes së këtij lëngu, dy herë në ditë. Kjo rezultoi me pastrimin e lëkurës dhe sipas saj shëndeti i zorrëve të saj nuk kishte qenë kurrë më i mirë.

Përdoruesja thotë se ka ndjerë lëkurën e saj që ka marrë më shumë shkëlqim dhe është përmirësuar ndërsa sa i përket shëndetit të zorrëve ajo tregon se ndihej shumë më pak e fryrë.

Por, shkencërisht, a mundet që pirja e lëngut të aloe vera të sjellë lëkurë të pastër dhe një zorrë më të shëndetshem? Disa studime kanë treguar se konsumimi i aloe vera mund të ndihmojë në zbutjen e akneve.Aloe vera ka veti anti-inflamatore dhe shëruese kur përdoret nga jashtë, diçka që ne zakonisht e dimë përmes përdorimit të saj të trajtimit për djegiet e lehta nga dielli.

Megjithatë sipas disa dermatologëve nuk ka asnjë provë që lëngu i aloe verës i sjell dobi lëkurës tuaj më shumë sesa konsumimi i lëngjeve, frutave dhe perimeve të tjera të papërpunuara të pa ëmbëlsuara. Kur bëhet fjalë për përfitimet e lëngut të aloe verës për brendësinë tuaj, hulumtimi gjithashtu mbetet i kufizuar. Konsumi i aloe vera nga goja mund të jetë i dobishëm për trajtimin e simptomave të ndryshme gastrointestinale në afat të shkurtër dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve nga sëmundja e refluksit gastroezofageal, sëmundja e ulçerës peptike, kolit ulceroz dhe simptoma të sindromit të zorrës së irrituar.

Megjithatë përdorimi i tepërt i lëngut të aloe vera me gjethe të plota ose lateksit të aloe si laksativ mund të jetë i rrezikshëm si në afat të shkurtër, për shkak të zhvendosjeve të lëngjeve dhe çrregullimeve të elektroliteve, dhe gjithashtu të ketë efekte serioze afatgjata, të tilla si një lidhje e mundshme me kancerin kolorektal.

Pra, nëse po kërkoni të përfshini lëngun e aloe verës në rutinën tuaj të përditshme,  rekomandohet që së pari të konsultoheni me mjekun tuaj. Si gjithmonë, mos besoni gjithçka që shihni në TikTok.


Shtuar 31.03.2022 21:08