Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është dorëzuar mbrëmjen e së martës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK.
Dako dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësut akuzohen për korrupsion me një pallat të shembr nga tërmeti, i cili ishte ndërtuar pa leje.
Por Dako gjithashtu ka qenë i akuzuar për korrupsion edhe nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha në vitin 2018-të.
Në atë kohë Basha ka kërkuar dorëheqjen e Dakos pasi e akuzonte për vjedhje në tendera, por në atë periudhë numri një i Bashkisë së Durrësit përgjigjes se nuk ka asnjë lidhje me akuzat.
“Nuk mund të dalë kreu i opozitës dhe të thotë të arrestohet kreu i Bashkisë së Durrësit, unë jam njeri dhe kam ndjenja, por mbi të gjitha kam dhe familje. Unë jam njeri me reputacion jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë. Unë jam akullore, duart e mia janë akullore të pastërta dhe jo si kreu i opozitës që i ka me gjak dhe të zeza“, shprehje Dako në tetor të vitit 2018-të.
Kujtjmë që në vitin 2019-të Vangjush Dako u shpall non-grata nga Shtete e BAshkuara të Amerikës