Pse Benzema mban një fashë në krahun e djathtë prej vitesh? E vërteta shumë e dhimbshme e “bomberit” të Real Madrid

Tifozët janë mësuar ta shohin Benzemën duke veshur një fashë në krahun e djathtë dhe këtë sezon ai e tregoi dorën e djathtë sa herë që shënoi.

Ai po përballet me dhimbje të rënda gjatë gjithë kohës në heshtje të plotë. Gjithçka filloi më 13 janar 2019, kur Reali mposhti Betisin 2-1.

Ai përpëlitej nga dhimbja pasi Mark Bartra rrëshqiti, por problemi nuk ishte me këmbën, gjurin apo kyçin e këmbës. Fillimisht askush nuk e kuptoi pse Benzema ishte kaq keq, dhe më pas u konstatua se ai ra në gishtin e vogël dhe se ai u thye.

Mjekët e kanë njoftuar se duhet të operohet dhe për këtë duhet të mungojë në fushë, por ai ka refuzuar. Në atë moment klubi “Los Blancos” ishte në proces rikuperimi nga largimi i Cristiano Ronaldos dhe ishin vetëm të pestët në tabelë.

Francezi me origjinë afrikano-veriore vendosi të rrezikojë, ndaj ndeshjen e parë kundër Sevillas e luajti për herë të parë me një fashë speciale që kushton 40 euro. Që nga ai moment, ai vazhdimisht luante me këtë fashë, kryesisht për të mbrojtur gishtin në rast të rënies (ndërkohë kocka është rritur në mënyrë të panatyrshme, kështu që ai ka një gungë në gisht), por edhe për ta bërë atë më pak të dhimbshëm gjatë ndeshjes./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.07.2022 20:27