Rrëzimi i epokës së Vuçiçit në Serbi, mesazhi i Erion Veliajt: Kuptojeni dhe përgjigjjuni pritshmërive të kësaj gjenerate, protestat studentore, “fundi i një bote”

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për humbjen e Aleksandër Vuçiç në Serbi dhe ka përshëndetur lëvizjen studentore për rezultatin e saj politik.

Veliaj e cilëson Aleksandër Vuçiçin si “makiavelistin dhe populistin e Beogradit”, duke përgëzuar studentët për atë që ai e përshkruan si rrëzim të tij nga pushteti.

Të lidhura

None found

“Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit, shkruan Veliaj. Në mesazhin e tij të publikuar në Facebook, Veliaj thotë se, “Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote””.

Veliaj ka uruar gjithashtu shqiptarët në Serbi, të cilët do të përfaqesohen me dy mandate deputetesh.

“Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate. Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!”.


Shtuar më 26.10.2026 12:07