Vëllai i Sabrina Bengajt, Armando Bengaj ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar para Ministrisë së Brendshmë kundër dhunës ndaj grave.
Armando Begaj për “Neës24” ka deklaruar se ish-kunati i tij, Elton Metaj ka qenë një dhelpër që e luajti mirë rolin.
Të lidhura
None found
Sipas tij, Metaj ia punoi gjithë familjes shumë bukur mbrapa krahëve dhe falë dredhive sipas tij, arriti edhe të bënte atë që bëri.
“Ata janë fajtorët që e nxorën nga burgu atë. Edhe ai doktori në burgun e Zaharisë që gjoja ka qenë i sëmurë, ai ka qenë një dhelpër që diti ta luajë mirë rolin. Na i punoi shumë bukur, neve. Na i punoi mbrapa krahëve”, tha Armando Bengaj./albeu.com
