Protesta te bashkia/ Blushi: Veliaj e ka prerë biletën vetëm vajtje, do ikë aty ku nuk do dalë më

Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj i përfshirë në aferën ”5D” si dhe tek inceneratori i Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u shpreh se kush beson se SPAK po bën drejtësi ose më saktë për sa kohë që Dumani në kuadër edhe të metamorfozës po shndërrohet në Veliaj, ndërsa Veliaj ka marrë fytyrën e Dumanit.

“Gjithçka bëhet për zgjedhjet, që kjo mazhorancë e kalbur do dërmohet në 11 maji, edhe epër faktin se sot ky sistem drejtësie i ka provat këtu ne shesh, në siratret e Veliaj dhe nuk bën asgjë tjetër mbyll syte dhe trajton një kriminel si hajdut xhepash”– u shpreh Blushi.

Fjala e plotë:

“Meqë BKH dhe SPAK po kërkojnë gjurmë, ja ku i kam provat.

Kot lodheni e i kërkoni ja ku është prova, ky vendim i firmosur nga Valiaj që i jep urdhër inceneratorit fantazëm të Tiranës.

Mjafton ky vendim mos kërkoni kot nëpër sirtare, mjafton aq që Veliaj të meret i pandehur.

Ndaj kush beson se SPAK po bën drejtësi ose më saktë për sa kohë që Dumani në kuadër edhe të metamorfozës po shndërrohet në Veliaj, ndërsa Veliaj ka marrë fytyrën e Dumanit.

Gjithçka bëhet për zgjedhjet, që kjo mazhorancë e kalbur do dërmohet në 11 maji, edhe për faktin se sot ky sistem drejtësie i ka provat këtu ne shesh, në sirtaret e Veliajt dhe nuk bën asgjë tjetër mbyll sytë dhe trajton një kriminel si hajdut xhepash.

Ndaj Veliaj dhe Dumani janë i njëjti person, por i ndarë në dysh dikush që për llogari të Ramës bën sikur heton dikë tjetër dhe gjysma tjetër bën sikur punon në krye të bashkisë vjedh për llogari të palës tjetër.

Dumani dhe Veliaj janë një dhe të dy bashkë nuk bëjnë asgjë tjetër dhe nëse i bashkon dy fytyra e të dyve nxjerrin një fytyrë që është Rama.

Ju ftoj të gjithëve që të vazhdoni me protestën, sepse Veliaj e ka prerë biletën dhe bileta e tij është vetëm vajtja, do ikë aty ku nuk do dal më për sa kohë krimet e shëmtuara vazhdojnë e ndërkohë prokurorët që paguhen me taksa tuaja bëjnë show nëpër sirtare të apartamenteve të fshehura të Veliaj”.


Shtuar 17.01.2025 12:38