Protesta që po jep leksione qytetarie, 22 ditë në shesh e rrugë pa një xham të thyer, qytetarët pastrojnë vetë sheshin! Rama ankohet për 10 bidonë uji

Protestat paqësore të zhvilluara në Tiranë kanë hyrë tashmë në javën e katërt, me marshime dhe tubime të përditshme, ku marrin pjesë mijëra qytetarë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Ajo që bie në sy nuk është vetëm numri i pjesëmarrësve, por fakti se pas më shumë se 20 ditësh protestash nuk raportohet asnjë valë vandalizmi nga protestuesit qytetarë, as xhama të thyer e as dëmtime të pronës publike.

Të lidhura

None found

Përkundrazi, pas përfundimit të tubimeve, shumë pjesëmarrës qëndrojnë për të mbledhur mbeturinat dhe për të pastruar hapësirat publike ku kanë protestuar.

Një kulturë e tillë qytetare të kujton më shumë shembujt e njohur nga Japonia, ku qytetarët njihen për disiplinën dhe kujdesin ndaj mjedisit.

 


Pamjet e publikuara nga Rama

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ankohet për 10 bidonë uji në shesh, që pastrohen nga shërbimet e bashkisë. Kreu i qeverisë ka publikuar disa sekonda pamje, ndërsa shkruan: “Një natë në kryeqytet, si metafora e fundit të një proteste që nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…”.

 

 

Ndërkohë, Rama ka publikuar edhe një deklaratë, ku sipas tij një nga organizatorët ka deklaruar se, “ka grupe greke dhe serbe të infiltruara në protestë”.

Më pas kreu i qeverisë komenton kështu: “Ouuu….. Po ky vetë?! Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”,

 


Shtuar 22.06.2026 08:08

Tags: ,
matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabet girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis