Kur do ta marrë postin kryeministri i ri i Britanisë në rast se Starmer largohet?

Nëse Keir Starmer vendos të japë dorëheqjen, një prej çështjeve kryesore që ngrihet menjëherë është koha se kur do të hyjë në detyrë pasuesi i tij në postin e kryeministrit.

Në Partinë Laburiste po shtohen zërat që presin një “kurorëzim”, pra një skenar ku Andy Burnham do të mbetej kandidati i vetëm.

Të lidhura

None found

BBC raporton se disa prej figurave më me peshë në kampin e Burnham mendojnë se ai duhet të marrë drejtimin rreth periudhës së konferencës vjetore të Partisë Laburiste, në fund të shtatorit. Sipas tyre, kjo do t’i krijonte më shumë kohë për t’u përgatitur për qeverisjen dhe për të qenë gati të nisë punën pa vonesë nëse bëhet kryeministër.

Megjithatë, mbështetës të tjerë të rëndësishëm të ish-kryetarit të bashkisë së Mançesterit të Madh e shohin këtë afat si tepër të vonuar. Ata argumentojnë se një fazë kalimtare prej tre muajsh do ta paralizonte qeverinë, pasi hamendësimet për planet konkrete të Burnham për qeverinë mund të kthehen në një valë të furishme spekulimesh.

Aktualisht, figura vendimtare në këtë debat mbetet vetë Starmer. Ai mund të jetë aq i irrituar nga mënyra se si është trajtuar nga deputetët e Partisë Laburiste, sa të zgjedhë të largohet sa më shpejt. Nga ana tjetër, ai mund të tundohhet nga ideja për të përdorur muajt që vijnë për të çuar përpara politika të caktuara, të cilat i konsideron thelbësore për trashëgiminë e tij.


Shtuar 22.06.2026 08:06

matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabet girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis