Drejtuesi poltik i PD-së për degën e Tiranës, Belind Këlliçi, ka drejtuar një paralajmërim të hapur Policisë së Shtetit nga protesta para Bashkisë së Tiranës.
“Guxoni prekni qytetarët, jeta është shumë e gjatë. Do e keni personale me qytetarët dhe Partinë Demokratike, qoftë ti Met Rrumbullaku qoftë ti Tonin Vocaj, qoftë ai hajduti i bashkisë”, tha Këlliçi.
Gjithashtu, ai u shpreh se beteja do të vijojë deri në fund dhe nuk do të tërhiqemi.
“Demokratë mos u mërzisni, me betejën tuaj, me qëndresën tuaj, ia dolëm të shembim planin e Edi Ramës që donte të linte vendin pa opozitë.
Për një të vërtetë shumë të madhe ju ftojmë të qëndroni, në Bashkinë e Tiranës është një hajdut, një fundërinë si Erion Veliaj, i cili do të marrë faturën që i takon”, tha Këlliçi.
Ai u shpreh se kushdo që ka prekur taksat e qytetarëve të Tiranës, që ka grabitur qytetarët e Tiranës, do të përballet me drejtësinë, do të shkojë atje ku e meriton.
Këlliçi tha se Bashkia e Tiranës është një çerdhe korrupsioni, ndërsa i drejtoi një thirrje Policisë së Tiranës që të arrestojë hajdutët që ndodhen në Bashki dhe mos guxojë të prekë qytetarët.