Edhe më 7 shtator, ashtu si në çdo mbrëmje të këtyre muajve, qytetarët u rikthyen në shesh për të vijuar revoltën e tyre, e cila sot shënoi pikërisht 100 ditë qëndrese kombëtare.
Pjesëmarrësit u grumbulluan në fillim në qendër të Sheshit Skënderbej, ku dhanë zërin e tyre ndaj pakënaqësive të akumuluara.
Të lidhura
None found
Më pas, duke mbajtur flamujt kombëtarë dhe duke brohoritur slogane të ashpra kundër ekzekutivit, ata ecën përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri para godinës së Kryeministrisë.
“Rama, jepe dorëheqjen”, “Largohu”, “Gjithë Shqipëria të urren”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ishin disa prej thirrjeve që u dëgjuan fuqishëm nga turma.
Kjo protestë pritet të ketë një simbolikë të shtuar, për faktin se shënon ditën e 100-të të lëvizjes popullore kundër keqqeverisjes.
