Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, Belinda Balluku dhe socialistët e marr nën hetim “shfaqen” të veshur me uniformën e burgut

Në nisje të protestës, Partia Demokratike ka nxjerrë sërish para kryeministrisë fotot e anëtarëve të Partisë Socialiste të cilët janë marr nën hetim nga SPAK të akuzuar për korrupsion, pastrim parash, apo shpërdorim detyre.

Siç shihet edhe nga pamjet, mes zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve socialistë qëndron kryeministri Rama, i cili duket që ka një fytyrë e cila shpreh habi.

Në krahun e tij të majtë është vendosur fotoja me rroba burgu e Belinda Balluku, e cila është e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.

Socialistët e tjerë të veshur me rroba burgu janë Erion Veliaj, Jurgis Çyrbja, Saimir Tahiri, Lefter Koka, Ilri Beqaj dhe Vangjush Dako.


Shtuar 15.12.2025 18:23

Tags: ,