Protesta e 7 korrikut, Berisha: Bashën dhe Alibeajn i këshilloj të mos marrin pjesë

Ish-kryeministri Sali berisha, i ftuar ё studion e Euronews, ka folur për protestën që pritet të mbahet më 7 korrik, për të cilën ka thënë se do të jetë më e madhja ndonjëherë.

Berisha ka ftuar të gjithë deputetët demokratë të marrin pjesë, ndërsa ka këshilluar ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basja dhe kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj të mos marrin pjesë sepse janë peng i qeverisë.

“Dje kryesia e PD ka vendosur t’u bëjë thirrje të gjithë deputetëve të saj, veç Alibashës, që është i marrë peng nga qeveria. Bashës nuk ia këshilloj të vijë në protestë, se u kujtojnë gjëra që s’duhet t’i kujtojnë demokratët”, u shpreh Berisha.