Sali Berisha ka nisur konferencën për shtyp, ku po flet për protestën e 6 dhjetorit që opozita do të organizojë.
Ai tha se të këqijat ndodhin kur populli nuk reagon.
“Cdo qytetar pavarësisht nga bindjet e tij, duhet ta dijë se protesta është shprehje e lirisë. Njerëzit e nënshtruar ulin kokën dhe heshtin, qytetarët kanë të dretë të dëgjohen. Protesta është një nga mënyrat më të fuqishme që ata të dëgjohen. Protesta është zëri juaj, asnjë interes tjetër nuk mund t’ju heqë të drejtën. Cila është e keqja e protestës? Asgjë e keqe, vetëm të mira, presion, kërkim llogarie, demostrim se guxojmë për njerëz të lirë. Të këqijat ndodhin kur nuk ka reagim.
Më 6 dhjetor zhvillohet samiti me vendet e BE, protestat në samite përvec se në vendet diktatoriale janë normale, janë ligj ne vendet e lira. Kudo ku ka takime liderësh ka protesta, qytetarët jo rrallë kanë kaluar në këto protesta në mosbindje civile, ka ndodhur në Athinë, Gjenova, Siatlle, e në shumë vende. Pak javë më parë amerikanët protestuan, në Bruksel kur po mbahej samiti i BE me Afrikën. Askush nuk i kritikoi,nuk i akuzoi si armiq, si agjentë të Kremlin, siç bën Rama. Me vezë me miell me bojë, kur kishte protesta, u përdorën.
Shqiptarët janë kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë së tyre. Protesta do tregojë se ne nuk dorëzohemi.