Në ditën e 27-të të protestës kundër politikave qeveritare, zemërimi qytetar ka arritur kulme të reja. Tubimi i sotëm është shoqëruar me deklarata të forta nga protestuesit, të cilët kanë vënë në shënjestër klasën politike, Parlamentin dhe institucionin e Presidentit.
Mes thirrjeve për drejtësi dhe largim të qeverisë, njëri prej protestuesve shprehu zhgënjimin e thellë të pjesëmarrësve, duke e cilësuar elitën politike si një grup që ka shkëputur çdo lidhje me interesat e qytetarëve.
Të lidhura
None found
“Klasa politike, parlamenti është kundër popullit, Këta kanë dalë mbi ligjin. Kanë bërë standardin e vjedhjes dhe nuk e zbatojnë për popullin standardin e vërtetë. Presidenti nuk mbron të drejtat e njeriut është president kukull. Nuk I di probelemet e popullit ai, apo bën sikur nuk i di”, tha një tjetër protestues.
