Dërgimi i ftesave gjyqësore në Serbi pa ndihmë juridike direkte ngre pikëpyetje

Dërgimi i ftesave për paraqitje në gjykatë nga institucionet e drejtësisë në Kosovë tek persona që banojnë në Serbi dhe dyshohen për krime lufte ka nxitur debat publik për mënyrën se si janë siguruar adresat e tyre dhe kush ka qenë i përfshirë në shpërndarjen e këtyre dokumenteve.

Debati u nxit edhe më tej pasi në rrjetet sociale qarkulluan pretendime se Serbia ua kishte vënë në dispozicion autoriteteve të Kosovës të dhënat personale të qytetarëve të saj. Pas kësaj, Ministria e Drejtësisë e Serbisë deklaroi se institucionet shtetërore “nuk kanë marrë pjesë dhe nuk do të marrin pjesë në dorëzimin e këtyre letrave”.

Të lidhura

None found

Ministria serbe shtoi gjithashtu se organet kompetente do të shqyrtojnë të gjitha rrethanat që, sipas saj, “kanë shqetësuar opinionin publik”.

Në reagimin e saj thuhej edhe se “qytetarët duhet ta dinë se nuk janë të detyruar t’i trajtojnë këto letra si akte të vlefshme”.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë se sa ftesa janë dërguar në adresa në Serbi dhe në ç’mënyrë janë shpërndarë, Prokuroria Speciale e Kosovës u përgjigj shkurt: “Nuk kemi koment”.

Meqenëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, ajo nuk i pranon as institucionet e saj. Për pasojë, ndërmjet dy vendeve mungon bashkëpunimi i drejtpërdrejtë juridik.

Ky bashkëpunim realizohet përmes misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, i cili, mes të tjerash, mbikëqyr funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Në vitin 2018, EULEX-i ua dorëzoi institucioneve vendore të Kosovës të gjitha lëndët që kishin të bënin me krimet e luftës.

Megjithatë, nga EULEX-i thanë për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë ndërmjetësuar në shpërndarjen e fundit të ftesave për marrje në pyetje në rastet e krimeve të luftës, të dërguara në adresat e personave që jetojnë në Serbi.

Si kanë arritur ftesat në adresat në Serbi?

Ish-komandanti i Xhandarmërisë së Serbisë, Goran Radosavleviq Guri, deklaroi në fillim të qershorit se veteranë të ushtrisë dhe policisë serbe kanë marrë në adresat e tyre në Serbi ftesa për marrje në pyetje.

Ai tha se dyshon që “dikush nga tanët” ua ka dhënë autoriteteve të Kosovës të dhënat e tyre personale.

Shtetet e Bashkuara e lidhin Radosavleviqin me vrasjen e vëllezërve Bytyqi pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999.

Në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale nisën të përhapen pretendime se ftesat nga Kosova kanë mbërritur në adresat në Serbi përmes Vjenës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Postës së Serbisë, Zoran Angjellkoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjitha dërgesat postare mes Kosovës dhe Serbisë kalojnë përmes shkëmbimit ndërkombëtar, për shkak se Beogradi dhe Prishtina nuk kanë marrëveshje për bashkëpunim postar.

“Nuk kalojnë vetëm përmes Vjenës, por edhe përmes qyteteve të tjera, si Lubjana dhe Budapesti. Të gjitha dërgesat nga Prishtina klasifikohen në Vjenë dhe, më pas, ato që janë të adresuara për Serbinë, dërgohen atje. E njëjta procedurë vlen edhe për letrat që dërgohen nga Beogradi drejt ndonjë vendi në Kosovë”, tha Angjellkoviq.

Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe, partisë në pushtet në Serbi, dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Çështje të Brendshme, Millovan Drecun, deklaroi se nuk e di se si institucionet e Kosovës i kanë siguruar adresat e ish-pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë.

Sipas të dhënave që ai ka, “ka shumë adresa të pasakta dhe të paplota”.

Drecun rikujtoi se Marrëveshja e Brukselit ka paraparë një mekanizëm për ndihmë juridike ndërkombëtare, i cili duhet të funksionojë përmes EULEX-it, por, sipas tij, institucionet e Kosovës e kanë anashkaluar atë dhe “ua kanë dërguar ftesat drejtpërdrejt njerëzve”.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, arritën në vitin 2013 një marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike, por ajo nuk është zbatuar në praktikë.

Blakaj: Pa bashkëpunim nuk mund të ketë drejtësi dhe as pajtim

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se vëmendja nuk duhet të përqendrohet tek mënyra se si institucionet e Kosovës i kanë dorëzuar ftesat për marrje në pyetje në territorin e Serbisë, por tek vendosja e drejtësisë.

Sipas tij, drejtësia tranzicionale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ka dështuar pikërisht për shkak të mungesës së bashkëpunimit mes shteteve të rajonit.

Në këtë kuadër, ai e përshkroi si për “keqardhje” reagimin e Ministrisë së Drejtësisë në Serbi.

“Në vend që të gjendet një mënyrë për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës ose që vetë t’i ndjekin penalisht këta persona, bëhet thirrje për bojkotimin e ftesave për marrje në pyetje. Si pasojë, jo vetëm që familjet e viktimave të krimeve të luftës do të mbeten pa drejtësi, por edhe do të mohohet e vërteta. Në vend të ballafaqimit me të kaluarën, secila palë do të vazhdojë ta ketë të vërtetën e saj, në kundërshtim me atë të palës tjetër”, tha Blakaj.

Ai shtoi se mungesa e bashkëpunimit në ndjekjen penale të krimeve të luftës nënkupton edhe mospranim të viktimave, gjë që, sipas tij, e bën të pamundur pajtimin.

“Paqja në rajon nuk është e mundur nëse nuk përballemi me të kaluarën dhe nuk i pranojmë viktimat dhe krimet që janë kryer”, tha Blakaj.

Gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-1999, u vranë mbi 13.000 njerëz, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Edhe sot vazhdojnë kërkimet për rreth 1.600 persona të zhdukur, shumica e tyre shqiptarë.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia kanë miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, pas së cilës është krijuar edhe Komisioni i Përbashkët.

Qëllimi i tij është të ofrojë mbështetje politike për grupet punuese që merren me identifikimin e varrezave të mundshme masive ose individuale, përmes shkëmbimit të informacionit.

Gjykimet dhe dënimet në mungesë

Prishtina dhe Beogradi nuk kanë marrëveshje për ekstradim.

Megjithatë, pas ndryshimeve të bëra në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës në vitin 2022, janë mundësuar gjykimet në mungesë.

Sipas ligjit, ato mund të mbahen vetëm pasi prokuroria dhe gjykata të kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Aktgjykimi i parë i dhënë pas një gjykimi në mungesë u shpall në dhjetor të vitit 2024, në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burg për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera në fshatrat Reçak, Mollopolc dhe Petrovë.

Më herët, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i ka thënë Radios Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës kanë të drejtë të kërkojnë lëshimin e një ‘njoftimi të kuq’ të Interpolit për personat e dënuar në mungesë për krime lufte.

Për shkak se Kosova nuk është anëtare e policisë ndërkombëtare Interpol, këto kërkesa dërgohen përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK.

Megjithatë, ‘njoftimi i kuq’ i Interpolit nuk është i njëjtë me urdhërarrestimin.

Secili shtet anëtar zbaton legjislacionin e vet dhe vendos në mënyrë të pavarur nëse do të veprojë mbi bazën e tij.

Në praktikë, kjo nënkupton se Serbia, me shumë gjasë, nuk do të vepronte ndaj një kërkese të Kosovës, pasi nuk e njeh pavarësinë e saj.

Por një shtet tjetër anëtar i Interpolit mund të arrestojë dhe ekstradojë në Kosovë një person të dënuar në mungesë për krime lufte.

Sipas legjislacionit në fuqi, çdo person i dënuar në mungesë ka të drejtë për një rigjykim të ri dhe pa kushte, nëse arrestohet dhe ekstradohet në Kosovë.


Shtuar 26.06.2026 19:36

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet