Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban fjalën e tij në protestës. Berisha tha se Rama e ka vendin në burg dhe se aty do e çojnë.
Më tej Berisha tha se kryeministri është armik i votës së lirë, ndaj nuk duhet mbështetur.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/694105955311775
“Edi Rama ke vendin në burg dhe në regjim special dhe atje do të çojmë. Këto ditë këto kohë mediat e Britanisë së madhe, mediat e Europës kanë shkruar se shqiptarët ikin nga varfëria. Kjo është vetëm aparenca. Shqiptarët t janë vërtet më të varfrit e Europës, por mos harroni se janë më të vjedhurit. Asjë komb, asnjë qytetar dhe në asnjë vend, nuk ka si në Shqipëri njerëz të vjedhur gjer në palcë nga qeveritarë të pangopur dhe paligje e kushtetutë. Ata kanë vetëm kodin e mafias, kodin e vjedhjes. Miqtë e mi, ne jemi sot në fillim të betejës tonë të madhe. Edi Rama, është shndërruar në një oridner që kalon nga mikrofoni në mikrofon në gjuhën më të ultë, më perverse, më të turpshme. Keni parë sesi në parlament ai flet dhe bën të skuqen me fjalorin e tij çdo fëmijë, grua vajzë e nënë. Edi Rama për atë gjuhë të jesh i sigurt që mund të të përgjigjemi në të gjitha mënyrat që e meriton, por po të komunikoj sot këtu, Vendimi është marrë dhe atje do të vijë gjykatësi sovran. Priti aty se kanë dy fjalë me ty. Edhe populli i ka dy fjalë me ty. Mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse është armik i votës së lirë të shqiptarëve”, tha Berisha./albeu.com
Lexoni KËTU gjithçka rreth protestës: https://albeu.com/lajme/