Protesta/ Belind Këlliçi: Me talljen që po i bën SPAK-ut dhe Altin Dumanit, Veliaj e ka shkelur me këmbë reformën në drejtësi

Belind Këlliçi në protestën kundër korrupsionit që po mbahet përpara bashkisë së Tiranës, protesta e trembëdhjetë, kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Këlliçi:Një mirënjohje e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Tiranës, që vijnë në këtë protestë. E cila shënon një rekord evropian.

Kjo është protesta e 13 që bëhet përpara zyrës së një kryebashkiaku në Europë, përpara zyrës së një hajduti që jo vetëm ka hyrë në historinë e e këtij qyteti si hajduti më i madh i taksave dhe i votave që ka pasur ndonjëherë ky qytet, por me talljen që ai po i bën SPAK-ut, me poshtërimin që po i bën çdo ditë Altin Dumanit personalisht, ky njeri ka hyrë në historinë tonë si personi që ka shkelur me këmbë dhe ka rrëzuar reformën në drejtësi.

Pse miqtë e mi? E dëgjuat para pak javësh të thotë që “takova kolegët e mi në SPAK”?!

Në fakt, me sjelljen e tyre, Altin Dumani, Dritan Prençi, prokuroRët e SPAK-ut, hetuesit e BKH, po tregojnë se janë punonjës të Ujësjellësit të Tiranës, të kanalizimeve dhe nuk janë prokurorë. Janë vartës të Erion Veliajt dhe nuk janë prokurorë”.


Shtuar 21.06.2024 12:13