Prokuroria thërret Berishën dhe Bashën për dhunën në protestën e 8 janarit, kur do të paraqiten

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha janë thirrur në nga Prokuroria  që të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit.

Mësohet se nesër pritet që i pari që të pyetet nga organi i akuzës të jetë Berisha. Ndërsa Basha një ditë më vonë.

Gjithashtu do të jenë edhe Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.

Kujtojmë se nga studioja e Euronews dy ditë më parë, Berisha u shpreh i gatshëm për të shkuar në Prokurori./albeu.com


Shtuar 12.01.2022 17:55