Që prej shfaqjes së rastseve të gripit të shpendëve në vende të ndryshme të Europës, prej disa javësh, AKU ka qenë në gatshmëri dhe kontrolle të vazhdueshme të produkteve në tregjet shqiptare.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përmes një njoftimi për shtyp deklaron se ka marrë të gjitha masat, si në terren ashtu edhe në Pikat e Inspektimit Kufitar, në bazë të Planit të Kontigjenceës, të miratuar nga Ministri, për monitorim dhe kontroll të situatës në përmbushje të sigurisë ushqimore dhe garantimin e shëndetit të konsumatorit.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, në terren me inspektorët, ka përcjellë mesazhe sigurie për konsumatorin shqiptar.
“Prej 5 javësh monitirohet në mënyrë të vazhdueshme dhe raportohet lidhur me gjetjet nëpër tregje, dyqane mishi për gjurmueshmërinë, dokumentacionin e rregullt, certifikatat veterinare”. Jeta Deda tha se janë instensifikuar kontrollet që me shfaqjen e par të rastit të gripit të shpendëve në Shqipëri. Me marrjen e informacionit nga AKVMB, AKU është në terren për të monitoruar masat e marra nga shërbimi veterinar duke garantuar konsumatorin për produktet e nxjerra në treg dhe sigurinë ushqimore.
Sipas drejtoreshës Jeta Deda, deri tani, nuk është evidetuar asnjë rast problematik, si në dokumentacion ashtu edhe në etiketim të produktit, si dhe kushtet e ruajtjes.
AKU siguron konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda stadardeve të gjurmueshmërise dhe janë të verifikuara nga inspektorët, të cilët janë në terren.
AKU ka ftuar konsumatorët të drejtohen në pikat e certifikuara të shitjes së mishit.