Procedohet 17 vjeçari që sulmoi zyrat e PS në Berat, djali i Kryetares së Gruas Demokratike

Policia re Beratit ka proceduar penalisht një 17 vjeçare i cili ditën e djeshme ka sulmuar zyrat e PS.

Mësohet se bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili është djali i Kryetares së Gruas Demokratike në Berat, Këze Muskas. I mituri me inicialet Z.M., është identifikuar pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përreth kësaj zyre elektorale.

Ndërkohë nga PS e kanë cilësuar ngjarjes si “incident elektoral” dhe ngjarje të qëllimshme gjatë fushatës.

Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme, ku u  godit me gurë zyra e PS-së në lagjen “30 Vjetori” që ndodhet në anë të rrugës kryesore të qytetit. Dera e jashtme e kësaj zyre elektorale është thyer, duke u qëlluar me gurë.

 


Shtuar 31.03.2021 13:34