SONDAZHI/ Përmbyset lista e socialistëve në Korçë, zhgënjen ministrja e Ramës

Partia Socialiste është duke udhëhequr në qarkun e Korçës në sondazhin që po zhvillon Abcnews.al, i cili ka aktualisht një pjesëmarrje rekord.

Sipas të dhënave paraprake të sondazhit të abcnews.al, gjatë 48 orëve të para PS ka marrë 39.7 për qind pëlqyeshmëri kundrejt 35.83 për qind të koalicionit të djathtë.

Sa i përket preferencave për deputetët, lista e PS kryesohet nga Blerina Gjylameti, e cila ka marrë pëlqimin e rreth 20.5 për qind të socialistëve pjesëmarrës në sondazh.

Lista vijon me Niko Peleshin me 18.9 për qind, ndërsa duket se zhgënjen ministrja Olta Xhaçka, e cila u dërgua në minutën e fundit në Korçë pasi më parë ishte planifikuar për në Dibër.

Xhaçka ka marrë vetëm 5.8 për qind të pëlqimit të socialistëve duke u renditur poshtë mjekut Pogradecar Arjan Jakupllari. /albeu.com/

Shtuar 31.03.2021 01:03

Tags: , , ,