Pritja me orët të tëra në radhë për t’i bërë homazhe Mbretëreshës, 1,000 njerëz marrin ndihmë mjekësore, 136 përfundojnë në spital

Shërbimi i Ambulancës në Londër thotë se ka trajtuar më shumë se 1,000 njerëz që kanë qenë në radhë për t’i bërë homazhe mbretëreshën Elizabeth II

Sipas Shërbimi të Ambulancës, mjekët ofruan kujdes për 368 persona vetëm dje, nga të cilët 55 pacientë u dërguan në spital.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të vizituar nga LAS dhe Ambulanca e St Johns ka qenë  1,078 me 136 që përfunduan në spital.

Kujtojmë se pritja për të nderuar mbretëreshën kap dhe 24 orëshin./albeu.com


Shtuar 18.09.2022 14:22