Prioritet jo më rindërtimi, por negociatat me BE, Rama zëvendëson Zef Mazin me Majlinda Dhukën

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së hënës ndryshime në kabinetin qeveritar, “tashmë që prioritet për vendin janë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.”

Arben Ahmetaj është shkarkuar dhe në vendin e tij është emëruar Belinda Balluku e cila është edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu, një tjetër i larguar është diplomati Zef Mazi, i cili do të pasohet nga Majlinda Dhuka që do të jetë kryenegociatore dhe Ministre e Shtetit pranë Kryeministrit.

Postimi i Ramës:

Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit. pic.twitter.com/giUZ0HHXEt

— Edi Rama (@ediramaal) July 25, 2022