“Prindi 1” dhe “prindi 2”, Bashkia sqaron formularin e kopshteve që u bë viral në rrjet

Në rrjet po qarkullon një formular për kopshtet ku fjalët nëna dhe babai ishin zëvendësuar nga “prindi 1” dhe “prindi 2”. Sipas pastor Akil Panos “Agjenda Gay” ka nisur zbatimin në shkelje të plotë me Kodin e Familjes.

Nga ana tjetër, Bashkia Tiranë ka hedhur poshtë zërat. Blerina Spahiu, psikologe në Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve tha se të vetmet formularë që qarkullojnë nga institucioni janë ata që kanë të bëjnë me aplikimet për regjistrimin e fëmijëve.

“Pamë në rrjete sociale këtë formular, por nga ana e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, të vetmit formularë që qarkullojnë janë ata të aplikimit që bëhen për regjistrimin e fëmijëve. Nuk është një formular zyrtar i dalë nga drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve. Formularët e vetëm që shpërndahen nga ana e drejtuesve dhe institucioni jonë kanë logon. Nuk ka vulën tonë. Mesa kuptoj dhe nga fotoja është një tip pyetësori për të të realizuar një doktoraturë, mbrojtje teze. Ju them me përgjegjësi të plotë që të vetmet formularë janë ata që kanë logon, dhe janë ata që bëhen për t’u plotësuar nga prindërit për regjistrimet.”, tha ajo./albeu.com