Princesha Mako e Japonisë është martuar me të dashurin e saj që njohu në kolegjin Kei Komuro, duke humbur kështu statusin e saj mbretëror.
Sipas ligjit japonez, anëtarët femra të familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me një “të zakonshëm”, megjithatë kjo nuk vlen për anëtarët meshkuj të familjes.
Ajo gjithashtu anashkaloi ritet e zakonshme të një martese mbretërore dhe nuk pranoi një pagesë që u ofrohej femrave mbretërore pas largimit të tyre nga familja.
Princesha Mako është anëtarja e parë femër e familjes mbretërore që i refuzon të dyja.
Çifti pritet të shpërngulet në SHBA pas martesës. Lëvizja ka sjellë krahasime të pashmangshme me mbretërit britanikë Meghan Markle dhe Princin Harry, duke u dhënë të sapomartuarve pseudonimin “Harry dhe Meghan i Japonisë”./albeu.com