Primaret në Tiranë, Jul Deda: Votuesi i PD nuk mund ta çojë votën diku tjetër nëse është demokrat

Një nga kandidatët për primaret brenda PD për qytetin e Tiranës është dhe aktori i humorit Julian Deda. I pranishëm në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Jul Deda shpjegoi që kandidatura e tij nuk vjen si surprizë në këto primare, pasi ai ka gati dhjetë vite që aderon në këtë forcë politike, duke qenë pjesë e Këshillit Kombëtar, madje ka shërbyer edhe si Koordinator Kombëtar.

‘Nuk është diçka e re, angazhimi, ndërsa kandidimi është diçka e re edhe për mua, besoj se jam surprizë e këndshme. Duke tejcuar mesazhe, duke hequr streset e ditës, si mjek, por pa bisturi dhe stestoskop. Gjatë pandemisë, dy ishin momentet që shqiptarët kënaqeshin, clirimi nga mjekët dhe shoë i humorit’, tha Deda.

Për kandidimin e tij në Tiranë ai u shpreh se e sheh kryeqytetin e Shqipërisë si kryemundësinë për të realizuar ëndrrat tona brenda vendit. Ndërkohë që shprehu pakënaqësinë e tij për mënyrën sesi është administruar qyteti, duke e venitur pak ndricimin e qytetit.

‘Skanerin Tiranës, kam vite që ia bëj. E kam luftuar të keqen, edhe problemet që ka qyteti, gjobaxhinjtë e Erionit, i kam denoncuar, e deri te modeli i kryebashkiakut aktual, që është model që duhet refuzuar në çdo aspekt. Ne jetojmë këtu si gjithë të tjerët. Ngec edhe unë në trafik, paguaj ujë trefish, blejmë dhe ujë tjetër’, tha Jul Deda.

Ndërsa për garën brenda PD, Jul Deda u shpreh që brenda PD po ndodh një festë të vërtetë, është një garë shumë e bukur. Nuk jemi si vëllezër dhe motra, por jemi si kandidatë, si kolegë përballë një të keqeje të madhe.