Prifti grek abuzon 34 vjeçaren, detyron edhe një adoleshent të kryejë marrëdhënie s*ksuale me të

Një prift në Chania të Greqisë ka përdhunuar një 34-vjeçare dhe më pas ka detyruar edhe një djalë të mitur të kryejë marrëdhënie me të.

Prifti e ka detyruar adoleshentin të kryejë marrëdhënie me 34 vjeçaren në prani të tij. Gruaja, me origjinë nga Polonia, tha se një prift 47-vjeçar kishte abuzuar më të. Sipas dëshmisë së gruas, rreth 8 muaj më parë, ai e kishte dhunuar por nuk e kishte denoncuar.

Ndërkohë me të ndjekur rastin në fjalë, autoritetet policore nisën të zbardhin çështjen.

Bëhet me dije se 47-vjeçari i akuzuar për përdhunimin e 34-vjeçares është një ish-prift në prefekturën e Chanias, i cili është shkarkuar nga puna. Ish-prifti dyshohet se kishte lidhje me gruan dhe pasi u ndanë, tetë muaj më parë, ai e ftoi atë në një vend për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis tyre.

Kur 34 vjeçarja shkoi në vendin që i kishte thënë, 47-vjeçari e mbylli me kyç dhe më pas thirri dikë tjetër, i cili me urdhër të priftit e përdhunoi. Nga hetimi i autoriteteve së Chanias, i mituri që dyshohet se e ka dhunuar është identifikuar menjëherë nga policia. Bëhet fjalë për një rom 17-vjeçar./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 12:22