Prezantohet në Kurbin kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Kastriot Piroli/ Gjekmarkaj: Shqipëria dhe populli i saj presin opozitën

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka prezantuar të shtunën kandidatin e PD për deputet në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit për zonën e Kurbinit, Kastriot Piroli shoqërohej nga deputetja Elda Hoti, kryetari i PD-së, Dega Kurbin, Edmond Shkoza, dhe sekretari, Romario Marashi.

“Ai është një përfaqësues i denjë i krahinës dhe bir i një familjeje me tradita shekullore, i cili do të fitojë dhe maksimalizojë votën për listën e PD-së, për një rezultat 5 me 2!
Qytetarët shprehën indinjatën dhe zemërimin e tyre për qeverinë e skandaleve dhe gjuhën e pahijshme që kryeministri aktual përdor ndaj opozitës. Programi i PD-së është zgjidhja, fjala e Sali Berishës është garancia, dhe puna e të gjithëve do të sjellë rezultatin që presim. Shqipëria dhe populli i saj po presin opozitën”, u shpreh drejtuesi politik i PD për Lezhën, Agron Gjekmarkaj.


Shtuar 22.03.2025 19:55