Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ka prezantuar Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, detyrë që i është besuar Ermal Onuzit.
Që në nisje, ministri falenderoi ish-Drejtorin e Gardës Gramos Sako, që për mbi 10 vite udhëhoqi procesin e transformimit dhe reformimit të Gardës, si dhe Drejtorin e Komanduar Sami Kuti, që drejtoi institucionin për disa muaj për punën e bërë.
“Vizita ime e parë në Komandën e Gardës lidhet me një moment të rëndësishëm, me prezantimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, z. Ermal Onuzi, i cili u përzgjodh pas një procesi të hapur konkurrimi, me kandidatura të mira e profesionistë të fushës së sigurisë.
I urova zotit Onuzi suksese në detyrën e rëndësishme, duke besuar fort se do të çojë para punët e nisura, për ta kthyer këtë trupë, në elitare”, u shpreh Hoxha.
Gjithashtu, ai theksoi në takimin me drejtuesit e lartë të Gardës, se si për çdo institucion tjetër, vijimi i reformimit është i domosdoshëm.