Presidentja e KE: 70% e të rriturve në BE janë vaksinuar me një doze, 57% me të dyja dozat

70% të popullsisë së rritur të BE-së tashmë ka marrë dozën e parë të vaksinës për koronavirusin, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke vënë në dukje se qëllimi u arrit.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se përqindja e të rriturve që janë vaksinuar plotësisht është në nivelin 57%.

“Qëllimi ynë ishte të mbrojmë 70% të të rriturve në Bashkimin Evropian me të paktën një dozë vaksine në korrik. Sot ne e kemi arritur këtë qëllim. Dhe 57% e të rriturve tashmë kanë mbrojtje të plotë kundër koronavirusir pasi janë vaksinuar me dy dozat. Këto shifra e vendosin Europën midis liderëve botërorë. Procedura paraprake ishte shumë e suksesshme, por ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi. Varianti Delta është shumë i rrezikshëm. Prandaj u bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi, të vaksinohen. Për shëndetin e tyre dhe për mbrojtjen e të tjerëve. BE do të vazhdojë të sigurojë një sasi të mjaftueshme të vaksinave”, tha presidentja e KE-së./albeu.com


Shtuar 27.07.2021 11:11