Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit shqiptar pranë misionit të OSBE dhe Organizatave Ndërkombëtare, Igli Hasanit, me seli në Vjenë.
Njoftim i Presidencës:
Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit, me nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, ka dekretuar:
Lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident./albeu.com/