Presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të vizitojë presidentin rus Vladimir Putin për një samit në muajt e ardhshëm, sipas një raporti nga Wall Street Journal.
Duke cituar burime të njohura me planet e Xi, gazeta thotë se kryeministri kinez do t’i kërkojë homologut të tij të rinovojë përpjekjet e tij për të arritur paqen në Ukrainë.
Datat e samitit ende nuk janë finalizuar, vëren WSJ dhe nuk ka pasur asnjë konfirmim të pavarur të raportit.
Kina është përpjekur të ecë në një litar diplomatik mbi konfliktin në Ukrainë, duke mos e dënuar hapur Rusinë, e cila është një partner i rëndësishëm tregtar. Mgjithatë është mohuar se planifikon të furnizojë aleatin e saj me armë.
Të shtunën, kryediplomati i Pekinit tha se vendi i tij as nuk kishte qëndruar duarkryq dhe as nuk kishte hedhur benzinë në zjarr në luftë dhe në vend të kësaj kishte vazhduar të bënte thirrje për zgjidhje paqësore. /albeu.com